Telenews

VRASJA NË KLINË, DEKLAROHEN NGA POLICIA

Sonte, rreth orës 20:43 minuta ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Volljakë më saktësisht në restauranit “Villa Park” të Klinës.
Nga këto të shtëna kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët fillimisht janë dërguar në QKMF në Klinë dhe më pas janë transferuar për në spitalin e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Paparacin se pas arritjes në spital është konfirmuar se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 20:43 minuta Policia është njoftuar se në fshatin Volljakë, më saktësisht në restorantin “Villa Park” ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet se ka të plagosur. Me arritën në vend të ngjarjes Policia ka kuptuar se dy persona janë të lënduar rëndë të cilët fillimisht janë dërguar në QKMF në Klinë dhe më pas në emergjencën e Spitalit të Pejës. Pas pak mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërit nga dy viktimat. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente policore”, tha ai.
Ndërkohë që mediat raportojnë se viktimat janë vëllezër mes vete.
Burimet kanë njoftuar se Policia lidhur me këtë vrasje tashmë ka arrestuar tre persona.

Të ngajshme

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

KushtrimGuraj

Putin urdhëron rekrutimin në ushtri të 135 mijë rusëve deri në fund të vitit

Valjeta Turkaj

Sëmuret Përparim Rama, ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve në shtëpi

Valjeta Turkaj