Telenews

Vrasja në Klinë, pamje ekskluzive kur i dyshuari ikë me armë në dorë

Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, në ora 16:40, ku më pas nuk arriti t’i përballonte plagët e marra.

Plagosja është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.

Më pas nga burimet ka pranuar informacion që personi në fjalë ka vdekur.

Janë siguruar një video teksa i dyshuari shihet duke ikur me armë në dorë.

 

 

Të ngajshme

Data e zgjedhjeve, Hamza: Jemi për çfarëdo date që e cakton Presidentja, respektojmë cilindo vendim të Kushtetueses

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 prill

Valjeta Turkaj

Gjykata Kushtetuese vendos për kërkesën e Haxhiut lidhur me zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj