Telenews

VRASJE E RËNDË NË ZLLAKUQAN TË KLINËS, KËTO JANË DETAJET E DERITANISHME

Një person është ndaluar pasi dyshohet për vrasjen e kosovarit në Zllakuqan të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante.
“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi.
Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se vdekjen e personit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.
“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, kanë thënë nga Policia.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani