Telenews

Vrasje në tentativë në Drenas

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Drenas. Sipas policisë, gjatë një mosmarrëveshje mes katër personave, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.

Nuk raportohet për të lënduar, teksa rasti është duke u hetuar nga policia.

“Drenas 26.03.2024-18:07. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes katër personave meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar “vrasje e rëndë në tentativë”.

Të ngajshme

Bie çmimi i derivateve në botë, Kosova ende s’ka lëvizur

Valjeta Turkaj

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan

Valjeta Turkaj

Shpërthen një bombolë e oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Valjeta Turkaj