Telenews

Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të ejten në Prishtinë. Një burrë është plagosur me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, kurse personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

“Prishtinë 04.05.2023 – 00:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve të parë të sivjtëm

Yllka Gashi

Celine Dion i befasoi të gjithë, këndoi dhe kërceu zbathur mbi një makinë

Yllka Gashi

​Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Yllka Gashi