Telenews

Vritet një person në Ferizaj

Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj.

 

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Kanun Veseli i cili bërë të ditur se rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu” ka ndodhur një përleshje ku është përdorur arma e zjarrit.

 
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”, tha ai.

Sipas policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

 
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt.

 

Të ngajshme

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta –

KushtrimGuraj

Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS –

KushtrimGuraj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj