Telenews

Vuçiç i prerë: S’do të ketë progres në çështjen e targave, Asociacioni “boshti kurrizor” i dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një paraqitje publike në Oseçinë të Serbisë, ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim nuk do të ketë përparim për sa i përket çështjes së targave.

“Ne nuk mund të diskutojmë për targat dhe është e sigurt se nuk do të ketë përparim në këtë drejtim”, ka thënë Vuçiç, raporton Radio Televizioni serb, RTS.

“Ata po lejojnë targat me akronime “BG”, por jo ato me “KM”, sepse siç thonë Mitrovica nuk mund të jetë pjesë e Serbisë. Këto janë gjëra thelbësore dhe Serbët nuk do t’i pranojnë një gjë të tillë”, ka pretenduar Vuçiç.

Më tej Vuçiç ka bërë të ditur se njëra nga opsionet e diskutuara është që serbët në përgjithësi të lëvizin në Kosovës me dokumentet e identifikimit të lëshuara nga autoritetet serbe.

“Dikush po dëshiron të zbatohet marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes, por harrojnë se në këtë marrëveshje shkruhet se dokumente të caktuara u kërkohen personave që lëvizin transit e jo serbëve të cilët jetojnë në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Kam kërkuar garanci që serbëve të Kosovës nuk do t’ju ndalohet liria e lëvizjes sepse kanë dokumente serbe, ne po kërkojmë që serbët në Kosovës të lëvizin brenda saj me dokumente të lëshuara nga Serbia, pa problem”, ka shtuar ai.

Vuçiç, ka shtuar se në bisedime nuk mund të ecet përpara pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Për asociacionin kam biseduar me Escobar dhe Lajçak rreth dy orë, dhe jemi dakorduar që kjo çështje të jetë temë e bisedimeve, pavarësisht se Kosovës nuk dëshiron të flasë për këtë”.

Të ngajshme

Efekti i stadiumit “Fadil Vokrri”, Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Rrezarta Ramaj

Aksident i rëndë te liqeni i Badocit

Rrezarta Ramaj

Altin Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët

Rrezarta Ramaj