Telenews

Vuçiç para deputetëve serbë: Asnjëherë s’do ta njohë drejtpërdrejtë apo tërthorazi pavarësinë e Kosovës

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë, në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po prezanton para deputeteve raportin e procesit të dialogut nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të këtij viti, ka nënvizuar faktin se vendi i tij në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës as në mënyrë direkte as indirekte.

“Dëshirojë që si betim në Kushtetutë, të them se asnjëherë, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të mungojë në luftën për Kosovën”, ka thënë ai para deputetëve serb këtë të martë.

Për Vuçiç, Serbia gjithmonë është gati për dialog dhe se sipas tij, Beogradi asnjëherë nuk ka qenë gjeneruesi i krizave në Veri të Kosovës.

“Rreziku është afër, dhe për këtë më së miri mund ta dëshmojnë përfaqësuesit e popullit serb. Sebria nuk ka marrë pjesë në gjenerimin e krizës në asnjë mënyrë, pavarësisht gjithçkaje ne jemi të gatshëm për dialog”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

A e voton PDK çdo emër të VV-së për president, që Projektligji për Specialen të kryhet?

Rrezarta Ramaj

Hetimi për videot intime, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Rrezarta Ramaj

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rrezarta Ramaj