Telenews

Vuçiq bëri tifo për Japoninë kundër Kroacisë, por nuk e uroi Pllenkoviqin për rezultatin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e uroi Kroacinë për kalimin e saj në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, por u tha gazetarëve se ishte tifoz i Japonisë.

“Për ju kroatët, edhe pse kam bërë tifozllëk për Japoninë, ju përgëzoj për kalimin tuaj”, i tha Vuçiç një gazetari të televizionit kroat Nova në një konferencë për media në Tiranë, pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

I pyetur nëse e ka uruar kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq për kalimin e ekipit kroat të futbollit në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, Vuçiq u përgjigj: “Nuk mundem t’ia uroj Pllenkoviqit”.

“Teksa ai nuk e lë dikë të vendosë lule në Jasenovac, (i ashtuquajtur ish-kamp i përqendrimit në Kroaci), nuk mund ta përgëzoj”, tha presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Të ngajshme

KRU “Prishtina” për gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava janë nën nivelin maksimal

Yllka Gashi

Casemiro: Ëndërroja çdo ditë të luaja me Messin!

Yllka Gashi

Dy viktima dhe 21 raste të reja me HIV, infektologia: Qytetarët ende nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun

Yllka Gashi