Telenews

Vuçiq: Ka kaluar koha kur është shantazhuar Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në mëngjes ka arrritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel dhe ka thënë se “beson në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe rajonit”, transmeton gazeta serbe Novosti.
“Ka kaluar koha kur shtetet e pavarura dhe të lira kanë mundur të shantazhohen. Ne erdhëm këtu te miqtë. Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit. Së bashku me miqtë tanë nga rajoni, ne do të luftojmë për atë të ardhme evropiane, por duke respektuar veten. Së bashku mund të bëjmë shumë gjëra. E atë se jemi te frikësuar dhe se jemi shume te vegjël e disa shumë të mëdhenj, atë lëreni, këto janë tregime për fëmijë të vegjël. Nuk kërkojmë e as nuk presim asgjë nga ju, vetëm te zhvillohen me shpejtësi marrëdhëniet tona miqësore dhe vëllazërore dhe besoj se do të jemi gjithmonë bashkë në rrugën evropiane dhe në të gjitha rrugët tjera”, ka thënë Vuçiq.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, presidenti ka ripërsëritur pretendimin se “Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës”, por edhe se përkrah integritetin territorial të Serbisë, gjë që, siç thotë ai, nuk është qëndrim i shumë vendeve.
Në pyetje të gazetarëve të komentojë atë që kancelari Olaf Scholz ka thënë se pret që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq është përgjigjur: “Dhe unë i thash atij, se ne këtë nuk e presim”.
“Ne jemi gjithmonë për përparimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në rrugën evropiane”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia “nuk është ulur në dy karrige por në karrigen e saj”.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi