Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se situata sot është më e vështirë se kurrë për Kosovën, sepse ka një nervozizëm të madh, pasi Evropa de fakto është në luftë, dhe ai dëshiron të jetë ashtu siç do ai në oborrin e tij.
Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve, Vuçiq ka shpjeguar se të gjithë kanë pasur mundësinë ditëve të kaluara të shohin versionin e parë, i cili nuk ndryshon shumë nga i dyti, në media të ndryshme, të të ashtuquajturit plan franko-gjerman.

