Telenews

Vuçiq për Urën e Ibrit: S’ka hapje pa marrëveshje e vullnet të përbashkët

Rreth çështjes së Urës mbi Ibër në Mitrovicë është deklaruar të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai, në një deklarim për mediat në Serbi, e shprehu pritjen që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe ata të KFOR-it ta mbajnë fjalën dhe që hapje të urës mbi Ibër të mos ketë pa marrëveshje e pa vullnet të përbashkët.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka vullnet të përbashkët politik midis dy vendeve lidhur me çështjen.

Ai ka theksuar po ashtu se pret, siç tha, provokime në veri, pas caktimit të datës së zgjedhjeve në Kosovë dhe mbajtjes së fushatës zgjedhore. Edhe për këtë çështje, ai ka thënë se pret që KFOR-i t’i përmbushë “premtimet e detyrën e tij parësore në përputhje me rezolutën 1244”.

Të ngajshme

Pak çerdhe, pak punë për gra

KushtrimGuraj

Ndahen për fundvit nga 100 euro për fëmijët deri në 16-vjeç dhe pensionistët

KushtrimGuraj

Ballkani Perëndimor: Nuk ka premtime konkrete për datën e anëtarësimit në BE

KushtrimGuraj