Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka pritur në takim emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Atyre, Vuçiq iu ka thënë se “është koha që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Sipas presidentit serb, perëndimi ka mekanizma që mund ta bindin Kosovën që ta bëjë këtë.
“Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.
Më tutje, Vuçiq ka deklaruar se ”Serbia ka qenë konstruktive në të gjitha proceset”.
Por Kosova beson se bandat kriminale të Vuçiqit në Veri kanë sulmuar pjesëtarët e KFOR’it.