Telenews

Vuçiq: Shqiptarët nuk sulmuan për 20 ditë sepse e dinin se do merrnin një përgjigje serioze nga shteti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se shqiptarët nuk nxituan për të hequr barrikadat e ngritura nga serbët në veri të Kosovës për dy arsye.

Vuçiq tha se shqiptarët nuk sulmuan për 20 ditë, sepse ishin të vetëdijshëm se do të hasnin në një arrë shumë të fortë dhe në rezistencë të ashpër të popullit, por edhe do merrnin një përgjigje serioze nga shteti i Serbisë.

“Së pari sepse do të hasnin në një arrë të fortë dhe do të kuptonin se sa e ashpër është rezistenca e popullit, dhe nga ana tjetër sepse e dinë se do të merrnin një përgjigje serioze nga shteti i Serbisë dhe se do të fshiheshin si fshesë”, tha Vuçiq.

Të ngajshme

Begaj: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni

Valjeta Turkaj

IPK rekomandon suspendimin e një polici në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në vepër penale

Valjeta Turkaj

68 për, 2 kundër, Kuvendi miraton Ligjin për Shtetësinë e Kosovës

Valjeta Turkaj