Telenews

Vuçiq takohet me patriarkun serb për Kosovën, prezent edhe Dodik

Paraditën e së shtunës, Qeveria e Serbisë ka mbajtur një seancë urgjente për Kosovën u i ftuar ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas kësaj seance, Vuçiq për temën e Kosovës u takua edhe me ambasadorin rus dhe ambasadoren kinez

Ndërkaq, takim pati edhe me Patriarkun Porfrij dhe anëtarët e Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe për të ndarë “shqetësimet e tij për të gjitha sfidat dhe presionet me të cilat përballet populli serb në Kosovë dhe shteti serb”.

Por, në këtë takim ishte edhe i sanksionuari nga SHBA-ja, anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Uniteti i kishës dhe shtetit duhet të ekzistojë në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë dhe populli ynë nuk do të lihet kurrë vetëm atje”, tha ai.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta