Telenews

Vuçiq tregon se me kë takohet sot në Bruksel

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se sot në Bruksel do të ketë takime me treshen e madhe evropiane  – presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, si dhe me zyrtarë të lartë të BE-së Charles Michel, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.
“Ne do të kemi një takim, supozoj të dy, me Charles Michelin, Joseph Borellin, Miroslav Lajçak dhe treshen evropiane – Macron, Scholz dhe Meloni. Pra do të jenë gjashtë prej tyre”, tha presidenti serb për RTS.Vuçiq ka thënë se do të takohet me zyrtarë evropianë ndaras nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, siç njoftoi qeveria, në margjinat e këtij samiti do të takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë, Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. /Telenews.al/

Të ngajshme

Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanton dronin tjetër me rreze veprimi 500 km

KushtrimGuraj

Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike

KushtrimGuraj

Rinumërimi drejt fundit: Procesohen 1,591 nga 2,557 vendvotime

KushtrimGuraj