Telenews

Vuçiqi shkon në kazermën e Rashkës gati në mesnatë, pozon krah komandantit të ushtrisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një postim në Instagram, ka thënë e bashkë me shefin e shtabit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, kanë shkuar në kazermën në Rashkë.

Ai falenderoi “ushtarët, policët dhe anëtarët e BIA-s për guximin dhe përkushtimin e tyre”.

“Një shëtitje mesnate me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Milan Mojsiloviq në kazermën tonë në Rashkë. Shumë faleminderit për të gjithë ushtarët, policët dhe anëtarët e BIA-s për guximin dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e interesave jetike të vendit tonë dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ka shkruar ai.

 

Të ngajshme

Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshij në juridiksionin për Tribunalin e ish-Jugosllavisë

Valjeta Turkaj

Hapja zyrtare e fushatës së Petrit Hajdari për kryetar të Drenasit

Valjeta Turkaj

Pasi arrin shifrën e 50 golave me Madridin, Mbappe pranon presionin

Erzana Fazliu