Telenews

Vulin përsëri i fyen shqiptarët me termin “shiptar”

Vulin këtë e ka bërë në një intervistë për një medium serb, derisa ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “Vuçiq është Putini i vogël”.
“Aleksandar Vuçiq nuk është një Putin i vogël, ashtu siç serbët nuk janë rusë të vegjël. Vuçiq është një serb i madh dhe ai duhet të jetë një serb i madh. Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe kjo mund ta shqetësojë Kurtin e vogël, sepse ai nuk është president i të gjithë ‘shiptarëve’ në Kosovë, dhe Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe më vjen mirë që kjo e lëndon Kurtin”, ka thënë ai për një medium serb, ndërsa intervista është publikuar edhe në faqen zyrtare të MB të Serbisë.
Karshi këtyre deklaratave ka reaguar Instituti për Çështje Evropiane, duke rikujtuar se ky term është fyes.
“E nderuara @zastitnikrs @ravnopravnostRS, ju ftojmë të reagoni ndaj deklaratës së ministrit Vulin. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, termi “shiptar” konsiderohet politikisht jokorrekt dhe fyes në gjuhën serbe për pjesëtarët e kombësisë shqiptare”, thuhet nw reagimin e Institutit.

Të ngajshme

Sërish zgjedhje në Kosovë, Marta Kos: Nuk jam e kënaqur – mezi pres të kemi një qeveri të re

Valjeta Turkaj

Një lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Valjeta Turkaj

S’ka kontrast në QKUK, CT-ja e Emergjencës dhe ajo e Pejës jashtë funksionit

Valjeta Turkaj