Telenews

Vushtrria e mposht Lirinë pas penalltive, i afrohet Superligës

Skuadra e Vushtrrisë e ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë. Vushtrriasit triumfuan tek pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minutat përfunduan baraz, 1:1.
Ndeshja e zhvilluar në Klinë nisi me golin e hershëm të Lirisë.
Vushtrriasit arritën ta barazonin rezultatin dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime.
Aty, nuk pati gola të shënuar dhe ndeshja u desh të përcaktohej nga penalltitë.

Vushtrria realizoi të pesë penalltitë, kurse Liria humbi një, për t’u eliminuar.
Vushtrria tani do të takohet me skuadrën që përfundon si e teta në tabelën e Superligës së Kosovës.
Pas kësaj ndeshje do të mësohet edhe përfundimisht skuadra pjesëmarrëse për sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë të futbollit tonë.
Kujtojmë se Liria e mbylli sezonin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Vushtrria u rendit e dyta në Grupin B.

Të ngajshme

Kosova pa Rrahmanin dhe Avdullahun për play-off-in e Botërorit

Blearta

Trajneri i Sllovakisë: Skriniari po e rrezikon karrierën e tij për ndeshjen ndaj Kosovës

Blearta

Granit Xhaka përlotet, rrëfen vështirësitë e fëmijërisë

Valjeta Turkaj