Telenews

VV-ja iu bën thirrje komisionerëve: Mbrojeni fitoren e qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së vendvotimeve e publikimeve të EXIT-POLL-eve nga tri kompani të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, LVV-ja iu ka bërë thirrje komisionerëve e vëzhguesve të tyre që të kenë kujdes deri në numërimin e votës së fundit.

“Të dashur komisionerë, Ju mbani tani në duar të ardhmen e qytetit tuaj. Të nderuar komisionerë e vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbrojeni fitoren e qytetarëve!
E vërteta qëndron te numërimi deri në votën e fundit, andaj ju bëjmë thirrje për vigjilencë.
Suksese deri në fitore! Jemi me sytë nga ju!”, thuhet në postimin e tyre.

Të ngajshme

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

Erzana Fazliu

E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sulmua nga qeni teksa luante në oborrin e shtëpisë

Erzana Fazliu

Kallas: Evropa nënvlerëson fuqinë e vet, SHBA-të mbeten aleati ynë më i madh

Erzana Fazliu