Telenews

VV s’shkon në seancën për bisedën Kusari-Radojiçiq, reagon Tahiri i PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje s’ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari Lilës dhe Radojiçiqit. Seanca po drejtohet nga Enver Hoxha, ndërkohë fjalën e ka marrë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, shkruan Gazeta Express.

Tahiri ka thënë se duhet të shihet se deri ku ka arritur vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radojiçiqi në Kuvend.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit për të hetuar  për këtë bashkëpunim në mes të shefes së deputetëve të VV-së dhe Milan Radojiçiqit.

“Duhet të shihet se deri ku ka mbërri vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radojicici. Unë i kërkoj sot prokurorit të shtetit që të ketë një hetim penal për këtë çështje. BIA serbe na ka depërtu deri në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi cënuar asnjëherë më shumë se kësaj here”, ka thënë Tahiri.

“Të vërtetës s’mund t’i ikin. Do të japin përgjegjësi”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj

Ambasadori francez i bën thirrje klasës politike në Kosovë për kompromis dhe funksionalitet institucional

KushtrimGuraj

Dënimet me burg për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik

KushtrimGuraj