Telenews

Warriors me fitoren e katërt rresht, por vazhdon edhe forma e dobët e Lakers

Disa ndeshje mjaftë interesante u zhvilluan gjatë mesnatës në NBA, ku pati shumë rezultate interesante.
Golden State Warriors triumfuan ndaj Washington Wizards 126-112, falë të zakonshmit Steph Curry që kontriboi me plotë 47 pikë, 6 kërcime e 6 asiste.
Ndërsa vazhdon forma e dobët e LA Lakers të cilët u mposhtën nga Toronto Raptors 103-114, fitore në të cilën për kanadezët Gary Trent kishte 28 pikë e Pascal Siakam 27 sosh.
Dueli më interesant i natës u zhvillua në Cleveland atje ku skuadra vendase festoi fitoren ndaj LA Clippers, por vetëm pas vazhdimeve 120-111, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 106-106.
Në duelet e tjera u arritën këto rezultate:
Atlanta Hawks – Portland Trail Blazers 122-113.
Philadelphia 76ers – Denver Nuggets 110-114.
Oklahoma City Thunder – Charlotte Hornets 116-134.
San Antonio Spurs – Minnesota Timberwolves 139-149.
Sacramento Kings – Chicago Bulls 112-103.
Utah Jazz – Milwaukee Bucks 111-117. /Telenews.al/
 
 

Të ngajshme

Atlético Madridi triumfon ndaj Real Madridit në derbin madrilen

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Simeone për Mourinhon para derbit të Madridit: “Kam shumë admirim për të” –

KushtrimGuraj