Telenews

Wenger me pretendime të mëdha: Wirtz ka shkatërruar mesfushën e Liverpoolit – ja pse

wenger-me-pretendime-te-medha:-wirtz-ka-shkaterruar-mesfushen-e-liverpoolit-–-ja-pse

Wenger me pretendime të mëdha: Wirtz ka shkatërruar mesfushën e Liverpoolit – ja pse

Arsene Wenger ka deklaruar se Florian Wirtz ka “shkatërruar” mesfushën kampione të Liverpoolit, ndërsa legjenda e Arsenalit ka fajësuar transferimin prej 116 milionë eurosh për vështirësitë e “Të Kuqve” në këtë sezon.

Ish-trajneri sugjeroi se klubi ka bërë çdo përpjekje për të plotësuar kërkesat e lojtarit gjatë transferimit dhe që prej asaj kohe po vuan pasojat.

Sipas Wenger, problemi filloi me gatishmërinë e Liverpoolit për t’i dhënë Wirtzit rolin e tij të preferuar që ai kishte kërkuar si kusht për t’u transferuar.

Duke folur për beIN SPORTS përpara fitores së Liverpoolit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Wenger dha një vlerësim të ashpër për fillimin e vështirë të sezonit nga skuadra e Arne Slot, duke fajësuar drejtpërdrejt blerjen e re prej 116 milionë eurosh.

“Liverpool është një shembull interesant. Kur Wirtz kishte zgjedhjen mes Bayern Munich dhe Liverpool, ai i tha Liverpoolit: ‘Do vij tek ju vetëm nëse luaj si numri 10. Nuk dua të luaj në krah’. Liverpool, për ta marrë, tha ‘Në rregull’”.

Të ngajshme

Ancelotti i “mbyll derën” Neymarit te Brazili

KushtrimGuraj

E fundit: Merr flakë autobusi që po transportonte tifozët e Barcelonës

Donat Hashani

Kualifikimet për Kupën e Botës, Zvicra përzgedh tre lojtarë shqiptarë për ndeshjen kundër Kosovës

Valjeta Turkaj