Telenews

West Ham mposht Fiorentinën në minutat e fundit, fiton Ligën e Konferencës

West Ham ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1 në finalen e Ligës së Konferecës.

Pjesa e parë edhe pse solli shumë raste, rrjetet heshtë. Declan Rice dhe Nikola Milenkovic kishin raste në start, por pa sukses.

Fiore shënoi në kohën shtesë me Luka Jovic, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Edhe pjesa e dytë kishte raste, ku West Ham kaloi i pari në epërsi. Çekanët fituan penallti në minutën e 61-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Said Bernahma për 1-0.

Por pas pesë minutash Fiorentina fitoi barazoi rezultatin. Giacomo Bonaventura shënoi për 1-1 më një goditje të saktë brenda zonës.

Kur ndeshja pritej të shkonte në vazhdime, në skenë doli Jarrod Boëen që mori një asistim të shkëlqyer nga Lucas Paqueta për të shënuar për 2-1.

Të ngajshme

Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

KushtrimGuraj

Nuk e pranon se është mashkull: Imane Khelif përjashtohet nga gara, duhet të testohet nëse ka një kromozom Y

KushtrimGuraj

Basketbollisti shqiptar Erxhan Osmani vazhdon 2 vite kontratën me gjigantin turk

Donat Hashani