Telenews

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit se ndan informacione me Izraelin

Meta ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të qeverisë së Iranit e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të fshijnë WhatsApp-in.

Gjigandi i teknologjisë mohon pretendimet e Iranit se informacioni nga aplikacioni i mesazheve ndahet me Izraelin, shkruan BBC.

Një zëdhënës i kompanisë mëmë të WhatsApp, Meta – e cila zotëron gjithashtu Facebook dhe Instagram, ka thënë se është “i shqetësuar se këto raportime të rreme do të jenë një justifikim që shërbimet tona të bllokohen në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to”.

Deklarata thotë se të gjitha “mesazhet që u dërgoni familjes dhe miqve në WhatsApp janë të enkriptuara nga fillimi në fund, që do të thotë se askush përveç dërguesit dhe marrësit nuk ka qasje në ato mesazhe”.

“Ne nuk u ofrojmë informacione me shumicë asnjë qeverie. Për më shumë se një dekadë, Meta ka ofruar raporte të vazhdueshme transparence që përfshijnë rrethanat e kufizuara kur është kërkuar informacioni i WhatsApp”, ka shtuar zëdhënësi.

Të ngajshme

Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran

Valjeta Turkaj

Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi

Valjeta Turkaj

SHBA-të e shtyjnë Vietnamin “të shkëputet” nga teknologjia kineze

Valjeta Turkaj