WhatsApp ka filluar testimin e opsioneve të reja për thirrjet audio dhe video të destinuara për përdoruesit e Android dhe një funksion që do të përmirësojë më tej privatësinë është në përgatitje e sipër.
Funksioni i parë është butoni “mute” që do t’i lejojë përdoruesit t’i përgjigjen një thirrjeje me mikrofonin e fikur.
Ndërsa nuk është ende e qartë se si do të jetë e dobishme kjo, ka spekulime se funksioni mund të jetë i dobishëm në mjedise të zhurmshme, përcjell Telegrafi.
Funksioni i dytë lidhet me thirrjet me video që lejojnë përdoruesin të fikë kamerën përpara se t’i përgjigjet telefonatës.
Kjo është e dobishme për ata që kanë nevojë për disa sekonda për t’u përgatitur përpara se të shfaqen para kamerës, ose ata që thjesht nuk duan një videotelefonatë.
Dhe mbron më tej privatësinë kur telefonoheni nga numra të panjohur.
Funksioni i tretë është reagimet emoji për video thirrjet.
Përdoruesit do të mund të reagojnë me emoji në kohë reale gjatë telefonatave.
Raportohet se këto veçori janë të disponueshme për disa testues beta të WhatsApp për Android dhe do të shpërndahen për më shumë përdorues në javët e ardhshme.