Telenews

WHATSAPP VJEN ME DISA NDRYSHIME

Reagimet me emoji në mesazhe, që përdoren në Facebook dhe Instagram, do të jenë të përdorshme edhe në platformën e mesazheve.
“Reagimet në WhatsApp nisin të shpërndahen sot”, ka shkruar Zuckerberg në llogarinë e tij.
Për ta pasur opsionin e ri duhet të bëni update në playstore ose Appstore dhe nëse nuk aktivizohet, thjesht duhet të prisni derisa të shpërndahet.
Funksioni i reagimeve të shpejta në WhatsApp u jep mundësi të gjithë përdoruesve të reagojnë në një mënyrë më të shpejtë. Fillimisht ju duhet t’i përgjigjeni një mesazhi me ndihmën e gjashtë emoji-ve; si, dashuri, qesh, surprizë, e trishtuar dhe faleminderit.
Aplikacioni i mesazheve mund të shtojë më shumë emoji, si tone të ndryshme lëkure dhe veçori të tjera në përditësimet e ardhshme. Reagimet e shpejta janë të ngjashme me Facebook, Messenger ose Instagramin.
The post WhatsApp vjen me disa ndryshime appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi