Telenews

Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshij në juridiksionin për Tribunalin e ish-Jugosllavisë

Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams ka treguar para trupit gjykues në Hagë se ka punuar ngushtë me anëtarët e delegacionit të Kosovës në Rambuje, por edhe me diasporën shqiptare gjatë bisedimeve që u zhvilluan atje.

Ai ka theksuar se gjatë asaj kohe i ishte kërkuar nga Fehmi Agani që të përgatiste gjuhën e dokumenteve në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse, në mënyrë që Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të kishte të gjitha mjetet për të zbatuar mandatin e tij.

“Për kontekst të më tejshëm gjatë dy ditëve të para, sa isha në kështjellë, më ftuan që t’i jepja një prezantim delegacionit kosovar për katër tema. Tema e katërt ishte juridiksoni dhe aktivitetet pra hetimet, aktakuzat e Gjykatës së Tribunalit për Ish-Jugosllavinë. Të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm, kjo përfshinte edhe mësime që kishin nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjakët në Marrëveshjen e Daytonit”, ka theksuar Williams.

I pyetur pse ishte e rëndësishme për delegacionin e Kosovës që tekstet të ishin sa më të kuptueshme për Tribunalin e Hagës, Williams u përgjigj: “Jurdiksioni dhe aftësia e Tribunalit për ish-Jugosllavinë ishte e rëndësishme për disa arsye, konteksti konkret specifik menjëherë përpara bisedimeve ishte Masakra e Reçakut”.

Të ngajshme

Albana Pllana zëri juaj në Asamblenë Komunale të Prishtinës

Valjeta Turkaj

Promovim që sjell rezultate, prezanto biznesin tënd me Teleguide

Valjeta Turkaj

Hapja zyrtare e fushatës së Petrit Hajdari për kryetar të Drenasit

Valjeta Turkaj