Telenews

X del jashtë funksionit, platforma e Elon Musk bie për herë të tretë brenda ditë

Duket se X (platforma e njohur më herët si Twitter) e Elon Musk ka disa probleme të rëndësishme për të tretën herë brenda ditës së sotme, pasi përdoruesit po raportojnë edhe probleme me qasjen në të.

Më shumë se 40,000 raporte Downdetector u paraqitën nga përdoruesit pasi X-i ra për herë të dytë.

Dy herë të tjera X pati probleme të ngjashme, por u kthye të funksionojë më pas.

Kur X bie, Downdetector është një nga vendet e para që përdoruesit raportojnë se çfarë po ndodh.

Ata po vazhdojnë të ndajnë mendime në seksionin e komenteve rreth mosfunksionimit të X.

Të ngajshme

Musk zbulon se X ka rënë pre e një sulmi masiv hakerësh

KushtrimGuraj

iPhone i palosshëm vjen në fund të vitit 2026?

Erzana Fazliu

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Valjeta Turkaj