Telenews

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

xeni-e-gjen-gjestin-ne-dollap,-reperi-kthehet-te-banoret-e-tjere-dhe-nuk-largohet-nga-bbva

Spektakli i Big Brother VIP Albania vijon të sjellë momente të papritura dhe plot emocione.

Një nga situatat më të pazakonta ndodhi së fundmi, kur reperi kosovar Gjesti u bë kinse po largohej nga shtëpia, duke i bërë banorët të besonin se ai kishte marrë vendimin përfundimtar për të dalë nga gara.

Gjesti, i cili më herët kishte njoftuar se do të largohej, u përshëndet me të gjithë banorët, duke lënë pas emocione dhe lot, sidomos te Rozana dhe Egli, me të cilën kishte krijuar një lidhje të veçantë. Por ajo që askush nuk e dinte ishte se gjithçka ishte një rreng i mirëmenduar nga ana e tij.

Pasi mbeti i vetëm, në vend që të kalonte derën e madhe të shtëpisë, ai u fut fshehurazi në dollapin e lavanderisë, duke bërë që askush të mos e kuptonte lojën e tij.

Banorët, të tronditur nga largimi i tij, vazhdonin të mendonin se ai tashmë ishte jashtë, duke shprehur trishtimin e tyre në ambiente të ndryshme të shtëpisë.

Megjithatë, ky mashtrim nuk mund të zgjaste shumë. Xeni, një nga banorët, u fut në lavanderi pa e ditur se çfarë e priste. Pikërisht në atë moment, Gjesti doli nga dollapi dhe u zbulua se nuk ishte larguar aspak nga shtëpia.

Ky veprim i tij ka shkaktuar reagime të ndryshme mes banorëve dhe publikut, duke e bërë këtë një nga momentet më të bujshme të këtij edicioni.

Të ngajshme

Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt – vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

Valjeta Turkaj

Loredana e gjuan Jozin me shishe pas nervozizmit – videoja bëhet virale në rrjetet sociale

KushtrimGuraj

Sherri i ashpër mes Gjestit dhe Eglit, reagon Xheneta

KushtrimGuraj