Telenews

Xhaferi kryeministër, deputetja shqiptare në Maqedoni të Veriut: Po arrihet ajo që e quajtëm ëndërr

 

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me kabinetin e tij ka dhënë dorëheqje. Vendin e tij pritet ta merr kryetari aktual i parlamentit, Talat Xhaferi, që do të jetë shqiptari i parë në krye të ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut.

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arta Bilalli Zendeli, këtë lëvizje po e vlerëson të suksesshme.

Sipas saj, po arrihet ajo që fillimisht ishte quajtur ëndërr, teksa tha se shumë pak njerëz i besonin para ca viteve se kjo do të bëhet realitet.

“Ne gjithmonë besuam dhe tani jam shume e lumtur që të dielën do të votojmë për kryeministrin e parë shqiptar. Nuk ka shqiptar që nuk është krenar me këtë arritje”.

“Si subjekte politike kemi edhe kundërshtarë politikë, megjithatë disponimi është sepse është thyer një tabu e madhe dhe kjo bën një jehonë të madhe ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë”, deklaroi Bilalli-Zendeli.

Tutje ajo shtoi se për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka qenë ëndërr që të arrijnë barazi me komunitetin maqedonas dhe se deri para disa vitesh as që ka qenë e mundur që të arrihet një gjë e këtillë politike ku kryeministri do të jetë shqiptar.

“Nuk ka se si të mos i faktorizojë shqiptarët kjo çështje. Ne kemi thyer tabu. Tani na duhet vetëm punë që ta mbrojmë dhe ruajmë këtë barazi që e kemi arritur”.

“Quhet si kryeministër teknik, megjithatë qeveria do të funksionojë në formatin e plotë të saj. Do t’i ketë të gjitha kompetencat siç i ka kryeministri normal”, sqaroi deputetja në klankosova.

Të ngajshme

Edi thumbon rënd këtë çift të BBVK

Erzana Fazliu

Burim Ramadani jep detaje si ndodhi sulmi në Ibër Lepenc dhe si reaguan organet e rendit

Donat Hashani

Peci e shtron Darkën e Lamës, Kurti shkon, Osmani mungon

Donat Hashani