Telenews

Xhaka e Shaqiri shkëlqyen ndaj Serbisë në stadiumin që mund ta marrë Kosova

Zvicra pas fitores ndaj Serbisë, arriti që të kualifikohet në 1/16 e finales së Kampionatit Botëror, ku do të përballet me Portugalinë.

Helvetikët triumfuan me reuzltat 3-2, ndaj Serbisë, ku njërin nga golat e shënoi edhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri.

Teksa me paraqitje fantastike u dallua edhe Granit Xhaka, i cili madje u shpall lojtari i ndeshjes.

Diçka interesante në këtë sfidë ishte stadiumi “974”, të cilin mund ta marrë Kosova.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak ditësh kishte deklaruar se Kosova është favorit dhe në garë për ta marrë këtë stadium.

Kujtojmë, ky stadiumi ka 974 kontejnerë, që mund të çmontohen dhe montohen në një vend tjetër, pa problem fare.

Problem që ta merr Kosova këtë stadium, është vetëm aspekti financiar, pasi duhet t’i gjejë fondet.

Të ngajshme

Vetëm 30 gola larg: Ronaldo shënon golin e 970-të, i afrohet shifrës historike prej 1 mijë golash

Valjeta Turkaj

Drejtuesit e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës takohen dhe diskutojnë për lëndimin e Yamal

Valjeta Turkaj

Ky është linku për të votuar Vedat Muriqin në formacionin e vitit në LA Liga

Valjeta Turkaj