Telenews

Xhaka në histori të Europianit për këtë arritje

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Gjermanisë, që u mbyll me barazimin 1-1.

Mesfushori i Bayer Leverkusen u vlerësua nga UEFA si lojtari më i mire i ndeshje, me Xhakën që pas përfundimit të këtij takimi mori çmimin nga organizatorët e turneut.

Kjo është hera e pestë që ai zgjidhet si MVP nga UEFA, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta (me gjashtë) kanë më shumë çmime të tilla se Xhaka.

Me pak fjalë, pas sezonit fantastik të kaluar me Bayer Leverkusen, me të cilin u bë kampion i Gjermanisë për herë të parë në karrierë, Xhaka po arrin të përjetojë edhe një kampionat europian si protagonist. Numrat (dhe çmimet) flasin për të.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj