Telenews

Xhaka nuk është ende gati për rikthim në lojë –

Sunderlandi mund të jetë sërish pa kapitenin Granit Xhaka në një ndeshje të rëndësishme, pasi mesfushori shqiptar rrezikon të mos jetë i gatshëm për derbin ndaj Newcastle United, raportojnë mediat angleze.

Përballja mes dy skuadrave është planifikuar të zhvillohet më 6 dhjetor, në stadiumin “St James’ Park”.

Xhaka, 34-vjeçar, u lëndua më 8 nëntor në ndeshjen kundër Chelseat dhe që nga ajo kohë nuk ka arritur të rikthehet në fushë. Për shkak të këtij dëmtimi, ai mungoi edhe në ndeshjet e fundit të Zvicrës në Ligën e Kombeve.

Kapiteni i Sunderlandit këtë edicion ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një asistim.

Mbetet të shihet nëse mesfushori do të arrijë të rikuperohet në kohë për njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit për Sunderlandin.

Të ngajshme

Rey Manaj ndërpret bashkëpunimin me Sivassporin për shkak të pagave të papaguara –

KushtrimGuraj

Kush është Lara Colturi, 20-vjeçarja që i solli Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski?

Rrezarta Ramaj

Baseli, Arabia Saudite apo pensionimi – këto janë mundësitë për të ardhmen e Shaqirit –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…