Telenews

Xhamia e Plumbit në Shkodër rikthehet në shkëlqim – Edi Rama: Një kryevepër që mahnit historinë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një mesazh të veçantë për qytetarët, duke e shoqëruar me pamje të restauruara të Xhamisë së Plumbit në Shkodër – një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë islame dhe kulturore në Shqipëri.

MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë kryevepër të arkitekturës islame e të trashëgimisë sonë kulturore, Xhaminë e Plumbit në Shkodër, që ka mahnitur historianët për stilin e vet origjinal… ju uroj të shtunë të paqtë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri theksoi se kjo xhami, e cila prej vitesh ndodhej në gjendje të degraduar dhe përballej me përmbytje të vazhdueshme, tashmë ka dalë nga “bataku i përmbytjeve kronike” dhe është kthyer në një “xhevahir plot shkëlqim” për sytë e besimtarëve dhe vizitorëve.

Xhamia e Plumbit, e ndërtuar në shekullin XVIII, është një nga simbolet më të spikatura të qytetit të Shkodrës dhe një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë osmane në rajon. Restaurimi i saj është konsideruar prej kohësh i domosdoshëm, ndërsa rikthimi në identitet po mirëpritet si nga komuniteti i besimtarëve, ashtu edhe nga historianët e arkitekturës.

 

Të ngajshme

Vrasja në Batincë, vajza e ushtarit kishte refuzuar martesën me të dyshuarin

KushtrimGuraj

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

KushtrimGuraj

S’ka fluks në pikat kufitare

KushtrimGuraj