Telenews

Xhavit Haliti komenton marrëveshjen AAK-Nisma dhe tregon qëndrimin e PDK-së për koalicione

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është shprehur i hapur për koalicione të reja, duke shtuar se është i lumtur për koalicionin e arritur mes dy partive të ‘krahut të luftës’ AAK-së dhe Nismës.

Në një intervistë për EO, deputeti Haliti ka thënë se përmes këtij koalicioni janë bërë bashkë dy parti, në krye të të cilave qëndrojnë dy ish-krerë të UÇK-së.

“Unë personalisht kam dëshirë që janë bashkuar sepse janë dy parti qe kryetarët e tyre ka qenë pjesë e UÇK-së por ne nuk kemi diskutuar brenda partisë se do të iu bashkohemi, në kuptimin se nuk besoj qe do kemi në rend dite një kërkesë publike nga kushdo që vjen nëse nuk i marrim ne”, tha Haliti.

Tutje, ai tha se nga PDK janë të hapur për koalicione të reja, sepse në këtë mënyrë forcohen partitë opozitare.

“Partitë e mëdha janë në pozicion ose për t’i ftuar në bashkim koalicioneve të tilla çfarëdo janë bërë dje ose pardje janë të mirëseardhura sepse forcohet një parti opozitare”, u shpreh ai gjatë intervistës.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, të cilat kohët e fundit janë duke u diskutuar shumë nga LVV që është në pushtet dhe partitë e tjera opozitare, Haliti tha se për mbajtjen e tyre vendos Vetëvendosja.

“Zgjedhjet e parakohshme besoj se vendi shkon nëse VV-ja mendon që duhet të shkojmë si vend ose nëse ajo përçahet dhe disa deputetë i bashkohen partive tjera”, u shpreh Haliti.

Të ngajshme

Pas takimit Kurti-Mickovski, prangat e para për Ali Ahmetin

Erzana Fazliu

Sot dhe nesër borë në Kosovë

KushtrimGuraj

Kryetari i Komunës së Butelit paralajmëron arrestimin e Ali Ahmetit

Donat Hashani