Telenews

Xhaxhai i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: S’kemi pasur të keqe me askënd, s’e kemi njohur dorasin

Familja Zymeri nga fshati Shtitaricë i Vushtrrisë sot ka hapur të pamen për 19-vjeçarin A.Z, i cili dyshohet se u vra mbrëmë nga i dyshuari B.D.

Arsyet e motivit sipas familjes së 19 vjeçarit ende s’dihen.

Në lidhje me rastin axha i viktimës, Nysret Zymeri ka thënë se nuk i dinë arsyet dhe se djali i tyre nuk kishte telashe me askënd.

“Arditi ka qenë djali i vëllaut. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë”.

“Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, pasi ka ndodhur rasti. Nuk e kemi njohur dorasin, absolut se kemi njohur, as s’kem ditë kush është. Absolut nuk e dimë. Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë axha i tij para gazetarëve.

 

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj