Xheneta Fetahu i është bashkuar përkohësisht shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, por banorët dyshojnë se ajo do të qëndrojë si konkurrente mes tyre për një periudhë të pacaktuar.
Me hyrjen e saj, ajo ka trazuar ujërat dhe ka bërë lëmsh të gjithë brenda shtëpisë.
Xheneta ka pasur një debat me Labin, i cili ka aluduar se banorja ndan një histori me Kushtrimin, konkurrenti i sivjetshëm. Gjatë ditës së sotme, Xheneta dhe Kushtrimi janë parë bashkë duke ndërvepruar me fjalë në oborr, ku Xheneta e ngacmonte atë.
“Dolce po të mungon a? Shpejt e harrove Sasën bre, edhe atë jashtë, me tri mandej mbet pa asnjë Kushtrim”.
“S’kisha thënë bre Xhenetë”, ia ktheu Kushtrimi asaj.

