Telenews

Xheneta për raportin e Gjestit me Eglin: Më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë

Ish-banorja e Big Brother Albania, Xheneta Fetahu, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë lidhur me raportin e saj me Gjestin, i cili aktualisht është pjesë e Big Brother VIP Albania. Në një deklaratë të ndjerë, ajo shprehu zhgënjimin dhe lëndimin e saj për faktin se ndjenjat e tij nuk kanë qenë të sinqerta.

Xheneta theksoi se e ka ndjekur situatën mes tij dhe banores tjetër, Egli Tako, duke u shprehur e shokuar për mënyrën se si Gjest ka kaluar shpejt nga një raport në tjetrin.

“Jam e shokuar, e zhgënjyer dhe e lënduar vetëm për faktin se kam pasur dyshime për ndjenjat e tij. Nëse një person dashuron, nuk mund të bëjë të njëjtat gjëra pas vetëm 10 ditësh”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u shpreh e shqetësuar që një tjetër vajzë mund të bjerë viktimë e të njëjtës situatë. “Loja është e përsëritur. Më vjen keq nëse një tjetër vajzë bie në të njëjtën grackë si unë”.

Xheneta theksoi se, ndonëse është përballur me akuza se po e shfrytëzon këtë situatë për famë, ajo nuk e ka përmendur asnjëherë Gjestin në postimet e saj.

“I kam parë të gjitha lajmet dhe më vjen keq për ata që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Unë nuk kam përmendur asnjëherë emrin e tij dhe nuk i besoj aspak. Është personi i fundit me të cilin mund të kem kontakt,” përfundoi ajo.

Reagimi i Xhenetës ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Gjest do të japë një reagim brenda shtëpisë së BBVA.

Të ngajshme

Enca “trazon” rrjetin, poston foto romantike me të dashurin

KushtrimGuraj

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin luksoz

KushtrimGuraj

Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok

Valjeta Turkaj