Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe video të veçanta nga prapaskenat e klipit të ri “Ma kthe”, në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.
Projekti muzikor, i publikuar pak ditë më parë, është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka nisur të ngjitet në trendet muzikore.
Në mesin e pamjeve të ndara, vëmendje të madhe ka marrë një video nga skena e pishinës, ku Xhensila shfaqet me një veshje provokuese, duke vënë në pah format e saj trupore.
Me paraqitjen e saj, këngëtarja ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe pamjen fizike.
Nuk është hera e parë që Xhensila vlerësohet për kujdesin ndaj trupit të saj. Ajo është e njohur për përkushtimin në ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik, gjë që e ka ndihmuar të jetë një ndër figurat më atraktive të skenës muzikore shqiptare.