Dyshja kosovare Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi po vazhdojnë të lënë gjurmë me paraqitjet e tyre fantastike këtë sezon në elitën e futbollit zviceran.
Shaqiri ishte sërish vendimtar për ekipin e tij në fitoren që ata morën me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Winterthurit në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Zvicrës.
33-vjeçari shënoi një gol teksa pati edhe një asistim, duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.8 nga Sofascore.
Përveç golit dhe asistimit, Shaqiri pati gjithashtu 55 pasime të kompletuara, mes tyre tri pasime kyçe.