Telenews

Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Dyshja kosovare Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi po vazhdojnë të lënë gjurmë me paraqitjet e tyre fantastike këtë sezon në elitën e futbollit zviceran.

Shaqiri ishte sërish vendimtar për ekipin e tij në fitoren që ata morën me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Winterthurit në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Zvicrës. 

33-vjeçari shënoi një gol teksa pati edhe një asistim, duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.8 nga Sofascore. 

Përveç golit dhe asistimit, Shaqiri pati gjithashtu 55 pasime të kompletuara, mes tyre tri pasime kyçe. 

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj