Telenews

Xherdan Shaqiri, opsion për Zvicrën sipas trajnerit të Baselit

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Young Boysit të shtunën, trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, u pyet për lojtarët që ai sheh si kandidat për ekipin përfaqësues të Zvicrës. Ish-kapiteni i Zvicrës përmendi disa emra dhe nuk i la jashtë edhe Xherdan Shaqirin.

“Sipas mendimit tim, ne qartë kemi lojtarë që mund të jenë interesantë për ekipin përfaqësues. Dominik Schmid, Beçir Omeragiq dhe, në planin afatgjatë, Giacomo Koloto janë kandidatë. Edhe Xherdan Shaqiri,” tha Lichtsteiner.

Ai shtoi se, edhe pse Shaqiri nuk ka shënuar shumë gola apo asiste në ndeshjet e fundit, kjo nuk është vetëm për shkak të tij.

“Mbajtja e topit në mesfushë dhe kryerja e një pasimi të mirë para fundit janë gjithashtu jashtëzakonisht të rëndësishme për ne,” shpjegoi Lichtsteiner, i cili ka luajtur në disa skuadra evropiane.

Mbetet për t’u parë nëse Shaqiri do të kthehet në formacionin titullar për Baselin kundër Young Boys, pas qëndrimit në stol në ndeshjen e fundit kundër Winterthur.

Ka kaluar pothuajse dy vjet që kur Shaqiri njoftoi tërheqjen nga Përfaqësuesja e Zvicrës pas Kampionatit Evropian në Gjermani. Pas sezonit të shkëlqyer me Baselin, ku ai udhëhoqi skuadrën drejt titullit dhe Kupës së Zvicrës, zërat për rikthimin e tij te Zvicra janë rritur, megjithatë marrëdhënia e ftohtë me përzgjedhësin Murat Yakin ka ndikuar që kjo të mos ndodhë.

Të ngajshme

Zbulohen pagat e La Ligës 2026: Vinicius dhe Mbappe dominon listën, Real Madrid kryeson

KushtrimGuraj

Portieri i Turqisë përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

Blearta

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Valjeta Turkaj