Telenews

Xhiro e fundit në Superligë, të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 16:00

xhiro-e-fundit-ne-superlige,-te-gjitha-ndeshjet-fillojne-nga-ora-16:00

Sot (e diel), zhvillohet xhiroja e fundit e sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje janë parashikuar të fillojnë në të njëjtën kohë, në orën 16:00, për të siguruar një përfundim të drejtë dhe emocionues të kampionatit.

Drita tanimë si kampion i ri i Kosovës do të përballet para adhuruesve të vet me Feronikelin ’74, ku edhe do të marrë trofeun e kampionit.

Por padyshim sfidat kryesore do të zhvillohen në Podujevë, Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj.

Llapi pret Dukagjinin dhe vetëm fitorja i siguron qëndrimin në elitë, duke e kërkuar atë përmes barazhit, pasi çdo rezultat tjetër mund t’i largojë nga Superliga nëse Suhareka mposht Ballkanin.

Prishtina pret Malishevën në kryeqytet, me skuadrën mysafire që do t’i mjaftonte një pikë për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën.

Dueli tjetër i kësaj xhiro zhvillohet në Ferizaj, me Ferizajn që pret Gjilanin.

Të ngajshme

Rikthimi i Xhakës – Çfarë thotë pronari i Baselit?

Valjeta Turkaj

Messi shënon gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, Inter Miami i shpëton humbjes në sekondën e fundit

KushtrimGuraj

Tifozët e Milanit me mesazh të qartë ndaj pronarëve amerikanë: Shkoni në shtëpi

KushtrimGuraj