Telenews

Xhiroja e fundit: Rezultate befasuese pas pjesës së parë në Superligë

 

Xhiroja e 36-të do të shënojë edhe përfundimin e edicionit 2023/24 në Superligë, ku tashmë kampioni vetëm është mësuar.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit janë duke u zhvilluar sot, ndërsa deri më tani kanë përfunduar vetëm 45 minutat e parë të ndeshjeve.

Kampioni tashmë vetëm se dihet, teksa gara ka mbetur vetëm mes Feronikelit ’74 e Gjilanit, pasi që nuk dihet se cila nga skuadrat do të “luftoj” në barazh për të mbetur edhe njëherë tjetër në elitën e futbollit kosovar.

Pas përfundimit të pjesës së parë janë realizuar disa rezultate interesante.

Prishtina është duke udhëhequr ndaj Ballkanit me rezultat 1:0, sikurse edhe Llapi që po udhëheq ndaj Lirisë, Feronikeli ndaj Fushë Kosovës e Malisheva ndaj Dritës.

Rezultat ndryshe është mes Dukagjinit e Gjilanit, ku pas 45 minutave Gjilani po udhëheq me rezultat 2:1.

Të ngajshme

Barcelona zbulon “Lamine Yamalin e ri”: Shënoi 100 gola në 27 ndeshje

Valjeta Turkaj

Valon Hamdiu në formacionin e javës në Rumani

Valjeta Turkaj

UEFA e konfirmon: Serbi – Shqipëri luhet në Leskovac, jo në Beograd

KushtrimGuraj