Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se ekipi kosovar do të marrë pjesë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Sipas njoftimit, Kosovën do ta përfaqësojnë tre xhudistë të rinj:
Jon Kuka në kategorinë -55 kg,
Roni Reshitaj në kategorinë -66 kg,
Milot Gashi në kategorinë -66 kg.
Në këtë garë do të marrin pjesë gjithsej 432 garues nga 21 shtete dhe katër kontinente, duke e bërë një prej kompeticioneve më të rëndësishme për moshat e reja në Evropë.
Bashkë me ekipin kosovar ka udhëtuar edhe trajnerja Majlinda Kelmendi, e cila do të udhëheqë xhudistët gjatë garave.


