Telenews

Xhuli Nura thotë fjalët më të rënda për Stresin

Xhuli Nura ka komentuar situatën e fundit ku është përfshirë, Stresi, Noizy dhe DJ Crax.

Ajo ka dhënë një mendim pasi i kanë dërguar mesazhe të shumta në lidhje me këtë ngjarje.

Për Stresin thotë se nuk ka burrëri, ndonëse konflikti i tyre ka nisur qysh në Big Brother VIP Kosova.

Për Crax thotë se e ka mik, kurse për Noizyn duket se nuk ka dhënë një mendim për shkak se u përfolën për një lidhje dashurie dikur.

“Sa i përket që më keni çuar qindra mesazhe në lidhje me burgun që janë disa njerëz për momentin në arrati. Unë e kam treguar mendimin tem për Stresin, është besëprerë nuk është mashkull, nuk ka burrëri”, ka thënë ajo.

Xhuli tutje tha: “Për këta dy të tjerët, DJ Crax e kam shokë shpresoj që mos të rri në burg kot nëse nuk ka lidhje. Në qoftë se drejtësia e ka parë të arsyeshme një gjë të tillë, atëherë ka një arsye. Nuk dua të komentoj asgjë, me atë njeri nuk më lidh asgjë. Dikur dikë që e kam dashur, e kam respektuar. E ka bërë punën që të mos e respektojë më”.

Noizy dhe Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin dhe pritet të ekstradohen në Kosovë. 

Të ngajshme

Këto foto të Dafinës me Daskanin dhe Kreshnikun do “shkrijnë” zemrat!

KushtrimGuraj

Ariana Grande zbulon metodën emocionale të aktrimit në ‘Wicked’ për të ruajtur distancën nga dhimbja personale

KushtrimGuraj

Eurovision përballet me shtrëngim buxhetor pas largimeve për shkak të Izraelit

Erzana Fazliu