Xhuli ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment mjaft të veçantë nga jeta e saj si nënë. Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqen binjakët e saj, të cilët shihen të shtrirë pranë njëri-tjetrit në karrocë, duke u ushqyer me biberon.
Krahas fotografisë, Xhuli ka zgjedhur fjalët “Double blessing” (Bekim i dyfishtë), duke shprehur në mënyrë të veçantë dashurinë dhe lumturinë që i sjellin dy vogëlushët e saj.
Postimi është shoqëruar edhe me mbishkrimin “With bibs and pingo”, ndërsa pamja e dy binjakëve ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Fotografia është pritur si një moment i ëmbël familjar, ku Xhuli ndan me publikun disa çaste nga përditshmëria e saj me dy bekimet e vogla.


