Gjatë spektaklit të mbrëmshëm ndodhi një nga momentet më prekëse, kur Gjesti pati rastin të përqafohej me prindërit e tij — babain dhe nënën.
Takimi u përjetua me emocione të thella, duke sjellë lot gëzimi jo vetëm për Gjestin, por edhe për publikun dhe të gjithë ata që po e ndiqnin nga shtëpia.
Në veçanti, një moment i shkurtër por i ndjerë po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale: çasti kur Gjesti përshëndet prindërit. Dëgjohet nëna e tij duke i thënë: “Të fala m’i bën Eglit”, një frazë që ka ndezur aludime të shumta mes ndjekësve.
Edhe në komente, shumë po e interpretojnë si një shenjë se nëna e Gjestit ka dashur t’i përcjellë një përshëndetje të veçantë Eglit, duke shtuar më shumë kuriozitet për marrëdhënien mes tyre.