Telenews

Yll Gashi, “makina e golave” te Bayerni – “i turren” Kosova e Shqipëria

yll-gashi,-“makina-e-golave”-te-bayerni-–-“i-turren”-kosova-e-shqiperia

Yll Gashi është talenti i ri i futbollit me prejardhje kosovare që aktualisht luan për Bayern Munichun.

Ndonëse pritej që ai të ishte pjesë e Gjermanisë U17 për Botërorin në Katar, trajneri Marc Meister nuk e ftoi, sipas gazetës gjermane “Bild”.

E tash, “gjahu” për të ka nisur nga kombet tjera.

Qendërsulmuesi Yll Gashi, i cili kaloi në Bayern nga Hertha shtatorin e vitit 2022 në moshën vetëm 14-vjeçe për 90,000 euro dhe ka lënë gjurmë të dukshme atje (39 gola dhe 13 asiste në 54 ndeshje të ligës për U17 dhe U19), ka pritur të ftohet për Botëror, dhe për këtë, siç raporton “Bild”, është shumë i dëshpëruar, transmeton Klankosova.tv.

Para një intervenimi në nyjë (syndesmosis) majin e vitit 2025, ai ishte i rregullt te Gjermania U17 dhe ishte natyralizuar një vit më parë. Që nga shtatori i këtij viti, ai u rikuperua në tërësi.

E “Bild” tani ka mësuar se për të janë “turrur” Kosova dhe Shqipëria, i cili tashmë ka shënuar mbi 100 gola për Bayernin në U15 dhe U16.

Sipas gazetës gjermane, trajneri i Kosovës, Franco Foda ka udhëtuar në Munich për bisedime, dhe po dëshiron që ta bindë Gashin për ndryshim sa më të shpejtë të Federatës para kalimit në ekipin senior kombëtar. Kosova, e cila mposhti Suedinë dy herë në kualifikimet për Botëror, ka shanse të mira kualifikimi në Botërorin 2026 në ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga vendi i dytë.

Gazeta gjermane shkruan se për të, në Bayern ka udhëtuar edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka (63). Dhe të dy federatat janë në bisedime të vazhdueshme me Gashin.

Gashi, i cili kaloi në Bayern me familjen e tij më 2022, shpreson të bëjë hapin e madh te Munichu, teksa “Bild” e quan atë “makinë të golave”.

Për talentin gjermano-kosovar, sipas “Bild”-it, interesim kanë shprehur një varg ekipesh, nga AC Milan, Bergamo, Leipzig, Frankfurt, Freiburg, Augsburg, Paderborn, Furth, Ajax Amsterdam, Fenerbahce e Galatasaray Istanbul, Anderlecht, Basel, Young Boys dhe Salzburg, të cilët thuhet se kanë kontaktuar anëtarët e familjes së tij.

Të ngajshme

Merkato e janarit: Milan transferon bomberin e ri për 20 milionë euro

KushtrimGuraj

Doktori jep diagnozën tronditëse të Yamal: I shkakton probleme në lëvizje dhe në goditje të topit

KushtrimGuraj

Njëri nga gjyqtarët turk të hetuar për baste, ka gjykuar edhe ndeshjen Drita – Differdange 03, por edhe Real Madridin te të rinjtë

KushtrimGuraj